Vende të lira pune

VENDE TË LIRA PUNE

Shkolla e mesme profesionale “Hoteleri – Turizëm”, Tiranë ju njofton për krijimin e vendit të lirë për pozicionet:

– (një) Mësues i teorisë dhe/ose të praktikës profesionale për drejtimin “Hoteleri –Turizëm” profili Recepsion (Kohë e plotë)
– (një) Mësues i teorisë – praktikës profesionale për drejtimin “Hoteleri –Turizëm” profili Bar Restorant (Kohë e plotë).
– (një) Instruktor i praktikës profesionale për drejtimin “Hoteleri –Turizëm” lënda
Shërbime pastrimi (Kohë e plotë).
– (një) Mësues i teorisë – praktikës profesionale për drejtimin “Hoteleri –Turizëm” profili Guidë Turistike (Kohë e plotë).

1.Kriteret e përgjithshme dhe kriteret e posaçme
Aplikanti duhet të plotësojë kriterete përgjithshme për lëvizjen paralele si vijon:
a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën;
c) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale;
d) të mos ketë ndaj tij masa disiplinore që nuk janë shuar;
e) të demonstrojë vlera të larta të etikës, sjelljes dhe komunikimit;
f) të demonstrojë aftësi të punës në grup dhe motivimit

Instruktori duhet të ketë të pakten diplomë nga një shkollë e mesme profesionale në të njejtën fushë me kualifikimin/kualifikimet profesionale të ofruesit të AFP-së, për të cilin/cilat po aplikon

Adresa: Rruga e Kavajes 50 Tel/Faks: +355 4 232 0393 e-mail :[email protected]
2.Aplikanti duhet të plotësojë kritere të posaçme si vijon:
Kritere të posaçme për personelin mësimdhënës të formimit praktik në ofruesit e AFP-së, që
ofrojnë arsim profesional:
a) të ketë të pakten diplomë të nivelit master profesional ose barasvlershme, në të njëtën
fushë me njërin nga kualifikimet profesionale të ofruesit të AFP-së, për të cilin/cilat po
aplikon;
b) të ketë të paktën 1 (një) vite përvojë pune në fushën, në të cilën ka kryer studimet;
c) të njohë dhe të përdorë teknologjinë e informacionit
d) preferohet të këte njohuri të gjuhës Angleze
Dokumentet e aplikimit
1. Dosja e aplikimit, e cila përmban dokumentacionin e kërkuar sipas njoftimit të vendit të
lirë, duhet të përfshijë:
a) Letër motivimin për pozicionin;
b) jetëshkrimin (CV-në);
c) kartën e identitetit;
d) diplomën;
e) librezën e punës;
f) çdo dokumentacion tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo të tjera të
përmendura në CV;
g) certifikatë ose dëshmi për nivelin e njohurive në teknologjinë e informacionit;
h) vërtetim të gjendjes shëndetësore;
i) vërtetim të gjendjes gjyqësore;
j) vërtetim nga punëdhënësit i fundit, që ndaj tij nuk ka marrë masa disiplinore në fuqi;
k) të paktën një rekomandim ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm.
2. Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Dokumentat
në gjuhën e huaj duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe noterizuara.
3. Dokumentet e aplikimit dorëzohen në protokollin e institucionit, brenda datës së përcaktuar.