🔍 Takim i përfaqësuesëve të Agjensisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, dhe përfaqësuesëve të shkollës së Mesme Profesionale Hoteleri Turizëm, Tiranë për analizën e ofertës së kualifikimeve dhe procedurave të kualifikimit të mësimdhënësve dhe zhvillimin e vazhduar profesional (ZHVP) të tyre. Gjatë këtij takimi, u diskutuan problematikat e hasura gjatë realizimit të kurrikulave në shkollë dhe procedurat e kualifikimit, si dhe u ofruan këshilla dhe udhëzime për drejtuesit dhe stafin mësimdhënës për zgjidhjet më të mira ndaj situatave të evidentuara.
📢 PROGRAMI I VIZITËS: Mbështetja e ofruesve të AFP në ofrimin cilësor të kualifikimeve profesionale
(viti shkollor 2024-2025) 🎓
📌 Çështjet kryesore që u diskutuan:
1️⃣ Prezantimi i pjesëmarrësve dhe qëllimit të takimit.
2️⃣ Diskutime kryesore mbi:
Ofertën e kualifikimeve profesionale dhe nevojën për përditësime të reja për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës.
Zbatimin e skeletkurrikulave dhe programeve orientuese.
Nevojën për materiale të reja mësimore për mbështetjen e moduleve profesionale.
3️⃣ Stafi i mësimdhënësve të kulturës profesionale:
Procedurat e kualifikimit dhe nevojat për përmirësime të mëtejshme në përputhje me udhëzimet e MAS.



