Sistemi Dual

ARSIMI DUAL

Bashkëpunoni me arsimin dual – investoni në fuqinë e ardhshme të punës! Arsimi dual është një model bashkëpunimi mes shkollës profesionale dhe bizneseve, ku nxënësit mësojnë profesionin praktik direkt në vendin tuaj të punës, duke fituar aftësi të vlefshme dhe eksperiencë reale.

Si funksionon sistemi dual në shkollën tonë

01

Profilet

Sistemi dual ofrohet në klasën e 12-të, në profilet Kuzhinë dhe Recepsion.

02

Orari javor

3 ditë punë/praktikë pranë biznesit dhe 2 ditë në shkollë: e hënë dhe e martë në shkollë; e mërkurë, e enjte dhe e premte pranë biznesit. Fundjava — vetëm nëse nxënësit janë dakord.

03

Kohëzgjatja

Procesi nis në tetor dhe zgjat deri në javën e parë të qershorit.

04

Mentori

Biznesi cakton një mentor me përvojë, i cili udhëheq e mëson nxënësit gjatë gjithë praktikës dhe jep vlerësimin në fund.

05

Kontrata dhe përzgjedhja

Nënshkruajmë një kontratë së bashku me shkollën. Pas datës 14 shtator mund të vini në shkollë për të intervistuar dhe përzgjedhur nxënësit — zgjedhja është e juaja.

06

Pagesa

Pagesa minimale për nxënësin është 16,000 lekë në muaj. Kontributet janë minimale — 0,3% e pagës minimale në shkallë vendi (rreth 150 lekë/muaj).

Pse të bëheni biznes që ofron Arsim Dual?

Detyrat tuaja si punëdhënës

Kush mund të jetë biznes që ofron Arsimin Dual?

Përfitimet për biznesin tuaj

Si filloni?

01

Nënshkruani marrëveshjen e bashkëpunimit me shkollën tonë profesionale.

02

Publikoni vendet vakante në Portalin Kombëtar të Punësimit dhe Aftësive: www.puna.gov.al

03

Përzgjidhni nxënësit pas intervistave në shkollë ose në vendin e punës.

04

Nënshkruani kontratat dhe filloni praktikën.

05

Bashkëpunoni me mentorin dhe shkollën për mbarëvajtjen dhe vlerësimin e nxënësit.

Bashkëpunoni me ne

Për detaje më të hollësishme rreth sistemit dual, na kontaktoni — koordinatorja jonë e biznesit është në dispozicionin tuaj për çdo pyetje.