#shkollaemesmeprofesionalehoteleriturizem #shkollahoteleriturizem #arsimiprofesional #vetbyehl #kuzhine #hoteleri #sherbimeushqimdhepije
📚💻Arsimi profesional nuk duhet të shihet vetëm një pjesë plotësuese e jetëshkrimit tuaj, por si një mundësi që hap shumë porta drejt suksesit dhe arritjeve tuaja.
💫 Duke u nisur që nga sistemi dual, praktikat pranë bizneseve, Erasmus mes shkollave në rank ndërkombëtar për shkëmbimin e eksperiencave, panaire për të krijuar mundësi punësimi të pafundëme dhe shumë asete të tjera krijojnë një imazh të plotë të vlerave që shkolla e mesme profesionale Hoteleri – Turizëm ofron për brezat e rinj por dhe për tregun e punës.
🎥 😍 Për tu mos mjaftuar me këto, që prej vitit shkollor 2024 – 2025 në partneritet me EHL Group ofrohet dhe programi VETbyEHL i cili ka hapur klasat në 3 profile si: kuzhinë, hoteleri, shërbim ushqim dhe pije. Një mundësi perfekte për këdo që e sheh veten në tregun ndërkombëtar të punës pasi certifikimi nga VETbyEHL rrëzon barrierat dhe kufijzimet e njohjes së shkollës në shumë vende.
💪🥳 Le të shfrytëzojmë këto asete të krijuara përgjatë viteve me punë të palodhshme dhe të bëhemi së bashku ekspertë të vërtetë të industrisë së turizmit jo vetëm në Shqipëri por kudo nëpër botë.
