Rreth Nesh
- Kryefaqja
- Rreth Nesh
Shkolla e mesme profesionale Hoteleri – Turizem Misioni
Edukimi i elementeve të qytetarisë dhe nxitja tek nxënësit e shprehive praktike, të të mendurarit krijues dhe iniciativës së lirë, me qëllim përshtatjen e tyre në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës duke ofruar:
- Programe cilësore të përgatitjes profesionale të nxënësve për t’i pajisur ata me kompetencat e kërkuara në tregun e punës, nga mësues të kualifikuar dhe të trajnuar
- Arsimim fleksibël dhe kushte bashkëkohore të mësimit dhe realizimit të praktikave profesionale
- Mundësi për tu aftësuar në menaxhim dhe sipërmarrje
- Mundësi të pjesërmarrjes në aktivitete profesionale brënda dhe jashtë vëndit
- Mundësi të shumta për argëtim dhe sport, sepse kemi krijuar traditë në këtë drejtim
- Mundësi që prindërit dhe komuniteti të jenë pjesë përbërëse e të gjithë aktivitetit shkollor dhe edukativ.
Vizioni
Përgatitja e qytetarit të denjë dhe punonjësve të kualifikuar në fushën e hotelerisë dhe turizmit si dhe në fushën e teknologjisë ushqimore duke ofruar cilësi në përgatitje, kulturë bashkëpunimi, atmosferë miqësore, aktivitete të shumta, dhe një treg pune të garantuar.
Struktura Organizative
VET nga EHL është një platformë gjithëpërfshirëse për ndërtimin e karrierës, e krijuar me përpikëri për t’ju pajisur me aftësitë dhe përvojën e duhur për sukses në fushën e hotelerisë dhe turizmit.
Perfaqësuesit që do të përfundojnë kursin e trajnerëve të VET nga EHL do të pajisen me një certifikatë nga EHL.
