Recepsion

FILLO KARRIERËN NË NJË INDUSTRI QË TË ÇON KUDO NË BOTË

Profili Recepsion është zemra e çdo hoteli: aty ku mikpritja takon menaxhimin. Mëso të menaxhosh rezervimet, të përdorësh sistemet hoteliere dhe të presësh klientë nga e gjithë bota — në shqip dhe anglisht.

Çfarë do të mësosh

01

Front Office

Check-in, check-out dhe menaxhimi i kërkesave — gjithçka që ndodh në recepsionin e një hoteli.

02

Sistemet e rezervimeve

Sistemet kompjuterike të menaxhimit hotelier dhe platformat e rezervimeve online.

03

Komunikimi profesional

Anglishtja e hotelerisë dhe trajtimi profesional i klientëve edhe në situata sfiduese.

04

Strukturat hoteliere

Si funksionon një hotel: departamentet, rolet dhe bashkëpunimi mes tyre.

05

Housekeeping

Standardet e dhomave dhe bashkëpunimi recepsion–kate për një qëndrim perfekt të mysafirit.

06

Praktikë çdo javë

Praktikë reale në recepsionet e hoteleve më prestigjioze të Tiranës.

Pse Recepsion?

Praktika profesionale

Recepsionistët e mirë ngjiten shpejt: nga recepsionist në përgjegjës turni, supervizor dhe front office manager — dhe me eksperiencë, drejt menaxhimit të hotelit.

Ku mund të punësohesh

Mirë se vjen në botën e mikpritjes

Regjistrohu në profilin Recepsion dhe fillo karrierën në industrinë që të çon kudo në botë.