Përmbledhje 2024

Janar 2025

Së bashku ecim drejt së ardhmes!

Bashkëpunimi, përkushtimi dhe vizioni për të ecur para ishin karakteristikat që na shoqëruan ne vitin 2024. Dhe fal punës së palodhur arritëm të kishim rezultate të shkëlqyera.

Jemi në 2025 - duhet të vazhdojmë të ecim para.

Shumë bashkëpunime, risi dhe mundësi të reja na shoqëruan gjatë vitit që kaluam. Pa harruar dhe eventet, aktivitetet kulturore, artistike dhe sportive të cilat i kanë dhënë ngjyra çdo dite që kemi qenë të pranishëm në shkollë.

Ju ftojmë të kaloni nga faqja jonë e Instagram dhe të shijoni punën tonë.

#shkollaemesmeprofesionalehoteleriturizem

Tashmë partner me EHL Group

Fal këmbnguljes dhe përkushtimit ja dolëm të jemi partner me një nga shkollat me prestigjoze të hotelerisë në botë. Nxënësit tanë mund të studiojnë në bankat e shkollës tonë dhe të përfitojnë certifikime të cilat janë të njohura në industrinë e hotelerisë dhe turizmit në botë.

Disa momente përgjatë vitit 2024

Evente, aktivitete, seminare, konferenca si dhe çdo aktivitet tjetër që zhvilluam së bashku.

Dita e Dyerve të Hapura

Dita e Dyerve të Hapura, një ditë ku Shkolla e Mesme Profesionale Hoteleri – Turizëm mirëpret përfaqesues te ndryshëm për të treguar cilësitë e saj.

VET by EHL

Seminar nga VET by EHL & Ministria e Arsimit

Këto do të ishin hapat tonë të parë drejt një bashkëpunimi që do të ofronte mundësi të arta për të ardhmen në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe AKPA.

Matura 2024

Matura 2024 përfundon vitin shkollor në mënyrën e duhur duke e kurorëzuar me një mbrëmje festive që do të ngelet gjatë në memorien tonë dhe nxënësve tanë.

EHL Group tani dhe në Shqipëri

Arritja e marrëveshjes me EHL Group për VET by EHL

Patjetër që kjo është një histori e vërtetë suksesi për shkollën tonë pasi arriti të siguroj marrëveshjen me EHL Group për hapjen e klasave për herë të parë të VETbyEHL në Shqipëri.

Nxënësit e shkollës tonë do të jenë të privilegjuar të studiojnë në tre drejtime dhe të certifikohen sipas standardeve më të larta që EHL Group ofron.

Tetori Rozë

Aktivitete ndërgjegjësuese të zhvilluar nga nxënësit e shkollës sonë në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit.

Praktikë 1 mujore në Alba

Shpërndarja e eksperiencave mes nxënësve brenda dhe jashtë vendit është një nga qëllimet tona.

Panairi i Librit

Panairi i 27-të i Librit ishte një nga aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit që lam pas.

Sistemi Dual

Së bashku arritëm të siguronim dhe të ofronim tek nxënësit tanë një sistem praktik të niveleve të larta ku në bashkëpunim të plotë me partner nga fusha e turizmit siguruam praktika në biznese. Jo vetëm angazhim teorik në shkollë por dhe praktik pune në biznes.

Projektin e mobilitetit "MoMaVET

Duke ecur përgjatë rrugës së zhvillimit dhe krijimit të aftësive të reja. Në bashkëpunim me “MoMaVET” një javë në Athinë ishte e paharrueshme për nxënësit tanë.

Tashmë partner me EHL

Inagurimi i partneritetit me EHL Group për projektin VET by EHL. Përfshire këtu një proces të gjatë me shumë përgatitje teknike dhe profesionale nga si nga nxënësit dhe nga stafi mësimor.

Këto ishin vetëm disa nga aktivitetet, eventet dhe arritjet e zhvilluara gjatë vitit 2024.
Për shumë momente dhe ngjarje të tjera na ndiqni në faqen tonë në instagram.

Rruga e Kavajës, 50, Tiranë, Shqipëri