Misioni, Vizioni dhe Vlerat
- Kryefaqja
- Misioni, Vizioni dhe Vlerat
Misioni
Edukimi i elementeve të qytetarisë dhe nxitja tek nxënësit e shprehive praktike, të të mendurarit krijues dhe iniciativës së lirë, me qëllim përshtatjen e tyre në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës duke ofruar:
- Programe cilësore të përgatitjes profesionale të nxënësve për t’i pajisur ata me kompetencat e kërkuara në tregun e punës, nga mësues të kualifikuar dhe të trajnuar
- Arsimim fleksibël dhe kushte bashkëkohore të mësimit dhe realizimit të praktikave profesionale
- Mundësi për tu aftësuar në menaxhim dhe sipërmarrje
- Mundësi të pjesërmarrjes në aktivitete profesionale brënda dhe jashtë vëndit
- Mundësi të shumta për argëtim dhe sport, sepse kemi krijuar traditë në këtë drejtim
- Mundësi që prindërit dhe komuniteti të jenë pjesë përbërëse e të gjithë aktivitetit shkollor dhe edukativ.
Vizioni
Përgatitja e qytetarit të denjë dhe punonjësve të kualifikuar në fushën e hotelerisë dhe turizmit si dhe në fushën e teknologjisë ushqimore duke ofruar cilësi në përgatitje, kulturë bashkëpunimi, atmosferë miqësore, aktivitete të shumta, dhe një treg pune të garantuar.
Vlerat
Bashkëpunimi
Ne besojmë në fuqinë e punës së përbashkët me nxënësit, prindërit, partnerët dhe biznesin.
Gjithëpërfshirja
Ne ofrojmë mundësi të barabarta për të gjithë, pa dallim.
Inovacioni
Ne nxisim krijimtarinë, mendimin kritik dhe përdorimin e teknologjive bashkëkohore.
Mjedisi miqësor
Ne ofrojmë një hapësirë të sigurt, të ngrohtë dhe motivuese për nxënësit.
Profesionalizmi
Ne përgatitim nxënës me standarde të larta profesionale, të vlerësuar në tregun e punës kombëtar dhe europian.
Transparenca
Ne ndërtojmë besim përmes komunikimit të hapur dhe të ndershëm.
Partneritetet
Ne bashkëpunojmë ngushtë me industrinë dhe organizatat vendase e ndërkombëtare.
Integriteti
Ne veprojmë me ndershmëri dhe përgjegjësi në çdo hap.
