Guidë Turistike

MËSO, KRIJO, UDHËTO

Profili Guidë Turistike është për ata që pëlqejnë udhëtimet, historinë dhe kulturën. Bëhu përfaqësuesi i imazhit të Shqipërisë tek vizitorët — mëso të organizosh ture, të tregosh historitë e vendit tënd dhe të komunikosh me botën.

Çfarë do të mësosh

01

Trashëgimia kulturore

Historia, monumentet dhe traditat shqiptare — pasuria që do t’u tregosh vizitorëve.

02

Hartimi i itinerareve

Si ndërtohet një tur: destinacionet, kohët, logjistika dhe eksperienca e vizitorit.

03

Teknikat e udhërrëfimit

Komunikimi me grupe, prezantimi profesional dhe menaxhimi i situatave.

04

Gjuhët e huaja

Anglishtja e turizmit — çelësi për të punuar me vizitorë ndërkombëtarë.

05

Turizmi i qëndrueshëm

Roli i guidës në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore.

06

Ekskursione mësimore

Vizita reale në muze, site historike dhe destinacione turistike gjatë gjithë vitit.

Pse Guidë Turistike?

TOURISM TRAVEL SHOW ALBANIA

Praktika profesionale

Me rritjen rekord të turizmit në Shqipëri, guidat profesioniste janë ndër më të kërkuarat — me mundësi pune sezonale e vjetore, në grupe apo si i vetëpunësuar.

Ku mund të punësohesh

Bota të pret

Regjistrohu në profilin Guidë Turistike dhe ktheje dashurinë për Shqipërinë në profesion.