

















🥳💫🤩 Gjatë ditës së dyerve të hapura Shkolla e Mesme Profesionale Hoteleri – Turizëm kishte kënaqësinë të priste pranë ambienteve të saj njerëz të ndryshëm të cilët provuan ushqimet dhe pijet e krijuara me shumë dashuri nga nxënësit tanë, por gjithashtu të njiheshin më shumë me procesin mësimor dhe aktivitete të tjera që u zhvilluan gjatë kësaj dite.
💫💥 Profesionistë të industrisë, personalitete, biznese, ish nxënës së shkollës si dhe media të ndryshme, pa harruar këtu dhe prindër, përfaqësues nga shkolla 9-vjeçare apo dhe kurioz të rastit nuk hezituan të na bashkoheshin sot dhe për të na e bërë ditën më të bukur. 🤩😍
FALEMINDERIT QË ISHIT ME NE ❤️🤗
