Arsimi Dual Pas të Mesmes

NIVELI V I KSHK

Bashkëpunoni me Arsimin Dual Pas të Mesmes – investoni në profesionistët e ardhshëm! Arsimi Dual Pas të Mesmes, Niveli V i KSHK, është një model bashkëpunimi mes institucioneve të arsimit profesional dhe bizneseve, ku mësimi profesional kombinohet me përvojën reale në vendin e punës. Synohet përgatitja e profesionistëve me njohuri, shprehi dhe kompetenca për t’u punësuar në veprimtari të lidhura me menaxhimin e strukturave akomoduese në industrinë e mikpritjes.

Si funksionon Arsimi Dual Pas të Mesmes

01

Niveli V i KSHK

Program pas arsimit të mesëm, që përgatit profesionistë me njohuri, shprehi dhe kompetenca për menaxhimin e strukturave akomoduese në industrinë e mikpritjes.

02

Orari javor

3 ditë në javë në biznes, ku realizohet praktika profesionale në procese reale pune, dhe 2 ditë në javë në shkollë, ku zhvillohen modulet dhe lëndët profesionale.

03

Ndërthurja mësim–punë

Mësimi në shkollë dhe përvoja në biznes ndërthuren për të zhvilluar kompetenca profesionale të drejtpërdrejta dhe të zbatueshme në vendin e punës.

04

Instruktori i biznesit

Biznesi cakton një instruktor me përvojë, i cili në bashkëpunim me mësuesin mbështet, motivon, mbikëqyr dhe vlerëson individët gjatë praktikës.

05

Sektori i mikpritjes

Programi lidh arsimin profesional me nevojat e tregut të punës dhe përgatit profesionistë për hotele, resorte, agroturizme, bujtina dhe struktura të tjera të mikpritjes.

06

Certifikimi

Pas përfundimit me sukses të kualifikimit dhe provimeve, individët pajisen me Certifikatën Profesionale të Nivelit V të KSHK-së dhe Suplementin përkatës, të njohura në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pse të bëheni biznes që ofron Arsim Dual Pas të Mesmes?

Detyrat tuaja si biznes

Kush mund të jetë biznes që ofron Arsimin Dual Pas të Mesmes?

Nxënës të Shkollës Hoteleri-Turizëm gjatë aktiviteteve dhe praktikës profesionale

Për kë është Arsimi Dual Pas të Mesmes?

Në përfundim, individët mund të punojnë si menaxherë të mesëm në hotele, resorte, agroturizme, bujtina dhe struktura të tjera të mikpritjes, si dhe të zhvillojnë sipërmarrjen e tyre në këtë sektor.

Përfitimet për biznesin tuaj

Si filloni?

01

Kontaktoni shkollën tonë, që ofron programin Arsim Dual Pas të Mesmes – Niveli V i KSHK.

02

Shprehni interesin për të bashkëpunuar dhe për të ofruar praktikë profesionale në biznesin tuaj.

03

Bashkëpunoni me shkollën për përcaktimin e numrit të individëve, periudhës dhe programit të praktikës.

04

Përcaktoni instruktorin e biznesit dhe siguroni kushtet e nevojshme për realizimin e praktikës.

05

Bashkëpunoni me shkollën për mbarëvajtjen, monitorimin dhe vlerësimin e individëve gjatë praktikës.

Bashkëpunoni me ne

Për detaje më të hollësishme rreth Arsimit Dual Pas të Mesmes, na kontaktoni — stafi ynë është në dispozicionin tuaj për çdo pyetje.