Aktivitet promovues në bashkëpunim me AFPro Snapshot

Rrjeti AFPro, i dedikuar profesionistëve në fushën e arsimit dhe formimit profesional, synon të nxisë mësimin në bashkëpunim, të krijojë një bashkëpunim solid midis bizneseve dhe shkollave profesionale dhe të çlirojë potencialin e individëve brenda sistemit shqiptar të AFP-së.

Nëpërmjet bashkëpunimit, trajnimit dhe mentorimit, AFPro përpiqet të kultivojë një komunitet gjithëpërfshirës ku bizneset dhe studentët mund të shkëmbejnë lirisht ekspertizën e tyre dhe idetë inovative.

AFPro Snapshot do të prezantojë për të gjithë partnerët, aktorët dhe rrjetin e profesionistëve rrugëtimin e projektit duke u fokusuar tek mësimet e marra gjatë kësaj periudhe dhe rekomandimet për vazhdimin.

AFPro Snapshot është një aktivitet që do të bashkojë nxënës, ekspertë, përfaqësues të universiteteve dhe 10 biznese nga sektori i hoteleri-turizmit, bujqësisë dhe TIK për një ditë dinamike. Ky aktivitet 1-ditor është ideuar si një panair i mirëfilltë pune, ku nxënes te shkollave te mesme profesionale do te nderveprojne dretpersëdrejti me përfaqësues te bizneseve për të zbuluar mundësitë e tregut. Një seminar i dedikuar këshillimit të karrieres me përfaqësues të burimeve njerëzore të kompanive më në zë të momentit do te orientojë nxënësit në zgjedhjet e tyre profesionale.

Në të njëjtën kohë, nxënës të degës së Hoteleri-Turizmit do të konkurojnë kokë më kokë në një sfidë të vërtetë gatimi dhe shërbimi ku chef-a të njohur do të vlerësojnë krijimet e tyre.

Ky aktivitet do të jetë një mundësi shumë e mirë edhe për ata nxënes që planifikojne të zgjedhin rrugën e sipërmarrjes. Perfaqësues nga AKPA, si dhe ekspertë nga start-ups të ndryshme do të njohin nxënësit me mundësite e tregut.

Fitues të vendit të parë në gatim dhe shërbim: