10 Tetori –Dita Ndërkombëtare e shëndetit mendor

Projekti u zhvillua me datë 10 Teotr 2025 ne klasën burimore në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, ku pjesëmarres ishin nxënës të shkollës, talente dhe nxënës me aftësi ndryshe të cilët pikturuan¸ndanë situate të ndryshme të përjetimeve të bukura dhe të vështira të jetës.

Veprimtaria u zhvillua me qëllim që nxënësit me AK të njiheshin me rëndësinë e shëndetit mendor, të shprehnin emocionet e tyre në mënyrë pozitive dhe të mësonin mënyra të thjeshta për t’u ndier mirë me veten dhe me të tjerët. Fokusi kryesor ishte shprehja emocionale, përfshirja sociale dhe krijimi i një atmosfere mirëqenieje në ambientin shkollor.

Kushdo mund të preket!
E rendësishme është të merret ndihmë!
Shëndeti mendor është i rëndësishëm në cdo faze te jetës!
Marrja e ndihmës në kohë ,do të thotë përballje më e mirë me problemin dhe zgjidhje me efikase.